The Uluru Statement from the Heart in Your Language

Albanian: The Uluru Statement from the Heart

Listen on

Episode notes

Në Maj të vitit 2017, në Uluru u mblodhën delegatë nga të gjithë fiset Aborigjene dhe atyre të Ishujve Torres Strait për të marrë pjesë në Konferencën Kombëtare për Kushtetutën e Kombeve Autoktone.  Në këtë Konferencë u shpall Deklarata e Zemrës për Uluru. Në këtë Deklaratë përfshihet plani për njohjen e Kombeve Autoktonë në Kushtetutën Australiane. Në të propozohet një reformë në tre drejtime: Zë, Traktat dhe Vërtetësi. Marrëveshja u arrit në sajë të një dialogu dy vjeçar të mbajtur nga të gjitha 13 Organizatat Rajonale të Kombeve Autoktonë dhe u miratua nga 250 delegatët e fiseve Aborigjene dhe të Ishujve Torres Strait.  Nëpërmjet saj, këto kombe kërkojnë që marrëdhënia mes Kombeve Autoktone Australiane dhe kombit Australian në përgjithësi të bazohet në të vërtetën, drejtësinë dhe vetë-vendosjen si faktorë themelorë në drejtim të pajtimit dhe pavarësisë.